Në qoftë se shihni det të qetë, do të keni sukses në punët tuaja, në qoftë se e shihni të trazuar dhe të turbullt, do të keni mërzi nga ana ekonomike. Në qoftë se shihni se bini në det, diçka e keqe do t’u ndodhë, në qoftë se e kaloni me varkë, do të merrni pasuri. Në qoftë se shihni se ecni mbi det pa u zhytur, të gjitha çështjet tuaja do të kenë sukses. Në qoftë se shihni se ju hedhin në det për t’u mbytur, mund të pësoni ndonjë aksident.