Pse njerëzit inteligjentë e kanë më të vështirë të gjejnë dashurinë?

Dr. Ali Binzair e ka shkruar “Tao of Dating” për një grup të caktuar të njerëzve – për inteligjentët! Si student në Harvard, pastaj si këshillues, Binzair e ka vërejtur një fenomen që është prezent mes të mençurve, transmeton Telegrafi. Për inteligjentët, është tejet e vështirë ta gjejnë dhe ta mbajnë një lidhje dashurie. Ka shumë arsye se përse inteligjentët e kanë më vështirë ta gjejnë dhe ta mbajnë dashurinë. Më poshtë i keni disa prej tyre!

Arritjet para lidhjeve: Fëmijët që konsiderohen të mençur dhe përfundojnë në universitetet më prestigjioze në botë, janë të përqendruar pas arritjeve e jo pas lidhjeve. Kjo mund të jetë për shkak të faktit se prindërit e tyre i dëshirojnë më shumë arritjet. Fëmijët e mençur supozohet të marrin nota të mira, të gjejnë kohë për të praktikuar piano, ta mësojnë një instrument tjetër, të shkëlqejnë në shkencë apo matematikë. Duke u rritur të përqendruar pas arritjeve, fëmijët e tillë kanë më pak kohë të mësojnë se si t’i zhvillojnë miqësitë, gjë e cila është hapi i parë për ta gjetur dashurinë romantike.

Besimi i gabuar: Arritjet janë të barabarta me Dashurinë. Fatkeqësisht, personat e mençur mësojnë se arritjet janë të barabarta me dashuri dhe admirim nga kolegët e prindërit. Ata besojnë se kjo gjë pastaj shndërrohet në takime romantike.

Së pari siguria: Ka diçka që të gjithë inteligjentët e bëjnë, e ajo gjë është mendimi. Ata mendojnë për problemet e tashme dhe të ardhme. Ata e analizojnë çdo gjë dhe ky analizim e mendim i shpie të mendojnë për problemet e vërteta në lidhje. Është shumë e vështirë ta shijoni kohën me një person nëse mendoni se çfarë mund të ndodh në të ardhmen.

Adsense Automatically Ad Code

Postime të tjera