Simptomat që tregojnë se keni probleme me veshkat!

Infeksioni i sistemit urinar fillon në rrugët tona urinare, të cilat përbëhen nga veshkat, ureteret (kanalet e urinës), fshikëza e urinës dhe nga uretra. Por si mund ta parandalohet ky problem dhe cilët persona janë më të predispozuar për t’u prekur. Të gjithë njerëzit janë të rrezikuar për t’u prekur nga infeksionet e rrugëve urinare. Kështu, më të rrezikuar janë ata pacientë që kanë anomali të lindura të veshkës, si polistoza renale, që kanë gur në aparatin urinar, anomali të kanaleve urinare (megauretar), ureter shumë të përdredhur. Por dhe njerëz me rezistencë të ulët, sidomos ata që përdorin citostatikë, kortizonikë, pacientë me infeksione gjinekologjike, diabetikët numri të cilëve vjen në rritje.

Në të njëjtën kohë dhe ndërhyrjet kirurgjikale që përdorin kateter, të paralizuarit që nuk arrijnë të bëjnë zbrazjen e fshikëzës dhe personat që nuk tregohen shumë të kujdesshëm në higjienën personale. Infeksionet e rrugëve të poshtme janë më të shpeshta tek gratë se të burrat, për arsye të vetë ndërtimit të uretrës (kanalit të jashtëm) që është më i shkurtër dhe më afër anusit (kanalit të jashtëqitjes). Infeksionet urinare zënë vendin e dytë pas atyre të traktit respirator për sa i përket shpeshtësisë. Femrat ka një risk më të madh sesa burrat për të zhvilluar infeksion urinar. Infeksionet urinare tek fëmijët e vegjël janë kambanë alarmi, sepse mund të jenë shprehje e një anomalie të lindur strukturale të sistemit urinar.

Cilat janë shenjat (simptomat)?

Jo çdokush me një infeksion urinar ka shenjat tipike të tij, por kur janë të pranishme, ato zhvillohen shpejt dhe janë:

* Urgjencë e vazhdueshme dhe e fortë për të urinuar
* Një ndjesi djegieje gjatë aktit të urinimit
* Urinime të shpeshta dhe në sasi të pakët
* Hezitimi (ndjesia sikur nuk urinojmë dot apo nuk zbrazim plotësisht fshikëzën)
bladder)
* Gjak në urinë (urinë e kuqe) apo urinë e turbullt, erë të rëndë
* Urinimi gjatë natës (nikturia)

Adsense Automatically Ad Code

Postime të tjera