Ermand Mertenika: Ja si Inteligjenca Artificiale po e “konkuron” Njerëzimin.

Ermand Mertenika / Inxhinier Biomjekësor

Jetojmë në një periudhë ku teknologjia po zhvillohet në mënyrë të shpejtë dhe po sjell ndryshime revolucionare në botë.

Zhvillimi i teknologjisë në mënyrë galopante po sjell inovacione në jetën tonë dhe po e lehtëson punën e njerëzve por në të njëjtën kohë ka filluar ta dominojë njerëzimin në mënyrë indirekte.

Të rejat më të fundit nga teknologjia:

- Bioteknologjia është aplikimi i teknologjisë më të fundit në sektorin shëndetësor.

Këtu përfshihen robotët kirurgjikale mjekësorë, robotët disinfektues, robotët endoskopikë, telemjekësia (Aplikimi i IT-së në sistemin spitalor), krijimi i mitrës artificiale, implementimi i çipave apo mikro-procesorve “Neuralink” në trurin njerëzor krijuar nga kompania unike Neuralink (ELON MUSK).

- Robotika Industriale: ka të bëjë me aplikimin e teknologjisë së avancuar dhe robotëve në industri si në atë të industrisë së automobilave, industrisë elektronike, industrisë së mikroprocesorëve dhe kompjuterave, industry të ndryshme të plastikes etj

- Teknologjia e Informacionit dhe Informatika: kanë filluar të preken nga inovacionet më të fundit të inteligjencës artificiale kryesisht në prodhimin e softuerëve dhe harduerëve të ndryshëm për të lehtuar punën në kompani të ndryshme dhe korporata gjithashtu krijimi i aplikacioneve të ndryshme të cilët po thjeshtojnë mjaft mirë punën tonë etj.

- Bioteknologjia: në estetikë ka të bëjë me të rejat më të fundit të aplikimit të pajisjeve të ndryshme në dobi të prezences së jashme .

(Pajisjet mjekësore të estetikës po sjellin inovacione të reja kryesisht në rigjenerimin dhe trajtimin e lëkures, efekte të mire në dobesim dhe humbje të masës dhjamore , aplikimi i pajisjeve në dermantologji kryesisht në detektimin e nishaneve problematike për të evituar kancerin e lekurës , aplikimi i lazerave të ndryshëm në trajtime estetike dhe mikrokirurgji etj.

- Inteligjenca Artificiale prek Median.

Zhvillimi i teknologjisë po sjell një risi dhe në botën e medias , thjeshtëzimi i proceseve, kamerat robotike, krijimi së fundmi i avatareve apo karaktereve 2D dhe 3D me programe kompjuterike të cilët japin lajmet në mënyrë automatike etj.

- Humanoidët (Robotët Bionikë): janë një inovacion mjaft revolucionar i krijimit të sistemeve robotike të ngjashme me njeriun.

Këto mund ti emërtojmë dhe robotë komercialë te cilët po zhvillohen me hapa të mëdha duke imituar njeriun dhe me pamje identike njerëzore.

- Skanerat Biometrik:  përdoren për përcaktimin e identitetit , password-eve dhe akses-kontrolleve, gjithashtu ky sistem po ndihmon dhe në identifikimin dhe gjetjen e njerëzve të humbur etj.

- Avancimi i hologrames po sjell krijimin e identiteve 3D në projeksion të cilët janë një tjetër teknologji majft interesante.

- Aplikimi i teknologjisë në ushtri ka sjellur një inovacion në aplikimin e robotëve për qëllime të ndryshme si krijimi i tankeve robotike, droneve ushtarake etj.

A po na konkuron Inteligjenca Artificiale dhe Teknologjia"?

Zhvillimi i teknologjisë dhe inteligjences artificiale po e lehtëson në maksimum punën tone por njëkohesisht po na dominon. Ana e errët e teknologjisë:
  • Rritja e indeksit te papunësisë
Zhvillimi I teknologjisë po rrit nivelin e papunësisë globalisht sepse punët në sektorë të ndryshëm po kryhen nga inteligjenca artificiale dhe robotët.
  • Në shëndetësi kemi robotët kirurgjikale.
Në industri kemi robotët industrialë të cilët masivizojnë prodhimin në një kohë mjaft të shkurtër.
  • Në media
Krijimi i avatarëve sintetikë dhe humanoidëve shumë shpejt mund të zëvëndësojë dhe gazetarët apo moderatorët). Introvertizmi: The development of technology is suppressing socialization due to the binomial “Man and Smartphone”, “Man and Laptop”, Man and tablet. We spend hours on smartphones and this is causing social, psychological and ophthalmological problems, etc. A good management of technology improves our way of life and in this way we can always keep it under control and always use it for the benefit of humanity as we create technology and artificial intelligence.

Adsense Automatically Ad Code

Postime të tjera